Ka martuar mbi 60 çifte, shkuesja nga Elbasani zbulon pak nga sekreti i saj

Bukurie Filja është 57-vjeçarja nga Elbasani që passion të martojë njerëz. Shkuesja ka nga qyteti i Elbasanit mund të konsiderohet “kupidi” i dashurisë.

Ajo gjatë gjithë jetës së saj thotë se ka lidhur në martesë më shumë sesa 60 çifte.

Gazetarja Entela Duka raporton se roli i shkuesit nisi që kur Bukuria kishte lënë pas të 20-at, kur u bë shkak dhe lidhi në martesë vëllanë e madh, të voglin, motrat, ndërsa me kalimin e viteve thotë se ka martuar të rinjtë e 2-3 lagjeve në zonën e Funarit ku ka jetuar fillimisht.

Bukurie Filja: Kur e nisja diçka, njihja dhe djalin dhe vajzën, njihja dhe karakteret e tyre. Deri tani asnjë nuk është ndarë. Për më tepër kam bërë dhe stolisje nusesh. Gëzoj shumë respekt prej tyre. Kur kisha pak dyshime nëse më gënjenin, për shembull nëse ka apo jo shtëpi, shkoja i shihja dhe vetë. Janë mbi 60 çifte që kam bërë bashkë. Një zonë të Funarit kam bërë dhe më pas kam dalë dhe në qytet.

Teksa është shpërngulur në periferi të qytetit të Elbasanit pasioni ka vijuar edhe aty, duke lidhur çifte të reja. Znj.Bukurie zbulon sesi ka nisur ky pasion i saj dhe arsyet që kanë ndikuar në jetëgjatësinë e çifteve që ajo ka martuar, pasi me krenari thotë se asnjëri prej tyre nuk është ndarë.

Shkuesja nga Elbasani thotë se sa herë vendoste të lidhte një çift kujdesej të përshtaste karakteret, tiparet por edhe nivelin ekonomik.

Bukurie Filja: Kisha shpirtin që doja të bëja mirë, të bashkoja njerëzit dhe të ishin të lumtur. Unë kam jetuar në periferi të Elbasanit. Kohët e fundit, kam vuajtur dhe nga tensioni i lartë dhe kjo më ka penguar deri diku. Kam plotë që më thonë “do na gjesh ndonjë nuse?”. Përfundimisht nuk jam tërhequr, por kohët kanë ndryshuar dhe brezat, prandaj tani kam vërtet frikë.

Ndonëse e ka ulur ritmin në rolin e saj si shkuese Bukuria nga Elbasani pohon se brezi i sotëm është më i vështirë për tu lidhur, pasi nuk janë të qëndrueshëm dhe tolerantë si dikur. Pa dashur të zbulojë formulën magjike sesia ajo ia ka dalë të krijojë martesa me mblesëri , duket se me djalin e saj nuk ia ka dalë. Ajo thotë se ai e zgjodhi vetë vajzën e jetës.

Mes martesave me mblesëri dhe atyre me dashuri shkuesja nga Elbasani thotë se dikur dashuria ka qenë e sinqertë ndërsa sot mbizotëron interesi. Si “kupid” i dashurisë ajo përcjellë mesazhin e saj për çiftet e sotme.

Bukurie Filja: Formula magjike vjen nga shpirti. Djali im jo se nuk më dëgjoi, por i thosha që ishte i vogël dhe nuk mendoja që do i zinte këmbët kaq shpejt. Jam e kënaqur se atë që ka marrë e ka shumë të mirë. Edhe unë me mblesëri jam njohur, nuk kam qenë shumë e dhënë.

Mes pasionit për të bërë bashkë dy njerëz dhe stolisur nuset në ditën më të veçantë të jetës së tyre sikundër është dasma Bukurie Filja nga Elbasani me pozitivitetin që e karakterizon thotë se kurrë nuk do të heq dorë nga dhuntia që i ka falur zoti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME