Klajdi Haruni do të bëhet baba për herë të parë!

Klajdi Haruni është një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, i cili prej vitesh tashmë ka zgjedhur që jetën e tij private ta mbajë larg vëmendjes, megjithëse disa muaj më parë bëri një përjashtim duke konfirmuar me anë të një fotoje nga pushimet në Maldive, atë që aludohej prej kohësh, se është lumturisht i dashuruar.

Ndërkohë sot u bë me dije se këngëtari dhe partnerja e tij e kanë çuar historinë e tyre në një tjetër nivel, teksa së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi është konfirmuar nga “Kryefjala”, ndërsa bëhet me dije se pas disa vitesh lidhje, çifti ka vendosur që të nisë me krijimin e familjes dhe janë shumë të lumtur për këtë.

E ndërsa presim edhe konfirmimin zyrtarr nga Klajdi, ose ndoshta ndonjë info më shumë, i urojmë çiftit mjaft lumturi!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME