West Side Family është padyshim një prej grupeve më të pëlqyer nga publiku shqiptar, teksa prej shumë vitesh sjellin hite dhe janë pikërisht pjestarët e tij, Landi dhe Miri, që edhe pas largimit tragjik nga jeta të Dr Florit, përpiqen të sjellin krijmtarinë e tyre me projekte të ndryshme dhe t’i qëndrojnë sa më shumë identitetit të grupit.
Të ftuar sot në “Pardon My French” me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, Landi në studio-n e TAR dhe Miri në telefon, folën ndër të tjera prej disa projekteve të fundit të WSF, këngën e sapo publikuar dhe një dëshirë të madhe që ata kanë e që nuk kanë mundur dot ende ta realizojnë.
Sa i takon projeketeve muzikore, Landi u shpreh kështu në lidhje me atë që djemtë përpiqen të bëjnë:
“Ne mundohemi të gjejmë një fabulë, të përfaqësojë West Side Family. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’i kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të bëhen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne punojmë ende me vëllanë e tij, Albanin.”
Ndërkohë cunat zbuluan se prej disa kohësh, madje vitesh, ata mendojnë të bëjnë një koncert të madhe, vetëm me hitet e gurpit, që në këtë stad do të merrte edhe formën e një koncerti tribut për Dr.Florin, megjithatë sa herë që bëhen gati dhe diskutojnë me grupin, gjithmonë i del një vështirësi dhe projekti duket sikur shtyhet për një moment të dytë. Pa Florin, ata thanë se do jetë shumë e vështirë dhe përgjegjësia për ta shtohet, megjithatë, për lumturinë e fansave, koncerti do të realizohet.
“Ne kemi bërë përpjekje me grupe pune, që organizojnë koncerte. Por sa herë që mblidhemi me ekipin, ndodh dicka që nuk realizohet. Një herë ka nodhur tërmeti, pandemia. Kemi edhe ne disa pikëpyetje që pse kjo gjëja e madhe nuk po del?! Është tribut për Dr. Forin. Përgjegjësia është e madhe tani që Flori nuk është këtu. Do kemi pikëpyetjen a i pëlqeu atij?! Megjithatë duhet ta realizojmë”- u shpreh Landi
Nga ana tjetër, nëse nuk e keni dëgjuar ende këngën e tyre të fundit, mos e humbisni: