Këngëtarja Enca Haxhia dhe partneri i saj Mickey Neblett, romancën me të cilin e bëri publike vetëm pak ditë më parë janë ne qendër të mediave rozë.
Pasi “Iconstyle” zbuloi lidhjen e tyre, çifti mori guximin dhe u shfaq publikisht edhe në rrjetet sociale. E kur duket se çdo gjë po shkon mirë për këngëtaren, një kërkesë e pazakontë bëhet nga ajo.
”Më duhet nje Enca në jetën time”- shkruan ajo duke mos komentuar më gjatë.
Ndoshta Enca do një person si vetja, pasi mendon se është personalitet “cool”. Ndoshta kjo frazë do jetë pjesë e ndonjë teksti muzikor.
E teksa aludojmë, duhet kujtuar se Enca ka paralajmëruar rikthimin në muzikë. Se kur, e se me kë do bashkëpunojë, na mbetet të presim!