“Ka shkuar me të fejuarën e kushëririt”, vëllai i të arrestuarit rrëfen të vërtetën për Noizy-n

Gjykata e Durrësit la në burg kushëririn e Noizy-t, Eraldo Musteqja, i cili u akuzua për zjarrvënie të pronave të reperit 3 herë brenda një muaji. Ndaj 26-vjeçarit, janë ngritur dy akuza, ajo e shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit.

Sot vëllai i të arrestuarit ka folur duke treguar versionin e tij të historisë. Sipas vëllait të Eraldos, personi në fjalë që akuzonte Noizy-n se kishte shkuar me të fejuarën e kushëririt, në fakt nuk ishte kushëriri i tyre dhe shpifte për ato që tha.

Ai mohoi gjithçka që u fol duke u shprehur për “Joq” se kjo ishte një shpifje për të prishur imazhin e Noizy-t, megjithatë njerëzit kanë sërish dyshime.

Disa mendojnë se ai duket i detyruar për ta bërë videon, ndërsa të tjerë vënë re se në fakt ai duket sikur e lexon tekstin që duhet të thotë.

Nga Noizy s’kemi ndërkohë një reagim tjetër…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME