I pyetur nëse ka negociata me anën tjetër dhe cili është raporti i Berishës me Gazment Bardhin, ish-kryeministri tha se me grupin tjetër të PD shpreson të gjejë mirëkuptim.
“Unë shpresoj që me grupin tjetër do gjejmë mirëkuptim të plotë. Ata kanë mbajtur qëndrim të drejtë ndaj primareve Kurse me pengun e Edi Ramës vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion apo në bashkëpunim mund të pranoj pengun e tij.
Lul Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk mund të ketë. Ai e ka zhveshur veten për shkak të frikës që ka nga burgu dhe është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës.,”-u shpreh Berisha.