Njësia e lëvizshme e asistencës mjekësore në Shkodër prej së hënës ndodhet e instaluar në qendër të qytetit të Shkodrës. Çdo dite paraqiten 100-120 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore që konsiston në matje tensioni apo diabeti.
Krahas këshillave dhe shërbimeve që japin, kjo njësi ka shërbyer edhe për të marrë disa të dhëna të përgjithshme.
Të shumta kanë qenë rastet thotë Rragami kur qytetarët janë konstatuar me glicemi të lartë, dhe janë referuar për konsulta të mëtejshme tek mjeku i familjes. Njësia e lëvizshme e asistencës mjekësore do të qëndrojë edhe përgjatë fundjavës. Qëllimi është përballimi i temperaturave të larta duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve.