Të paktën 110 persona janë lënduar nga një stuhi breshëri që goditi një rajon të Italisë veriore.
Pamjet tregojnë breshërin në madhësinë e topave të tenisit që bie në qytetet dhe fshatra në Veneto, zona përreth Venecias në veri-lindje të vendit.
Luca Zaia, presidenti i rajonit, tha se 110 persona ishin plagosur nga breshëri dhe xhamat e thyer.
Breshëri ishte shumë i fortë në zonën e Padovës së Epërme, veçanërisht në zonën midis Arsego, Campodarsego dhe Sant’Andrea di Campodarsego. Kokrra të mëdha ranë në të mbjellat në fushë të hapur, duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.