Udhëtimet nuk janë vetëm vizita destinacionesh, por edhe zbulim historish. Në eksplorimet e Elton Çaushit në viset shqiptare, historitë e veçanta nuk mungojnë. Një histori nga Nanplepi ai e ndan me “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan.
Elton Çaushi: Histori plot, gjithmonë ka histori spektakolare. Patëm rastin për një projekt nga Netflix, me thënë të drejtën. Kalova disa ditë me radhë në Nanplep, domethënë lagjja përpara lumit të Shalës, te miqtë e mi. Këto kanë jetuar aty gjithë jetën, derisa u bë liqeni aty ka qenë lugina e lumit Drin. Dhe më thoshte Mario, “po ti e di se si e fitonte jetën gjyshi im?” Po, si e fitonte? “Gjyshi im” thoshte, “dinte të notonte. Njerëzit kalonin nëpër male, jo patjetër dinin të notonin sepse s’kishte arsye pse të notonin.
Dhe gjyshi frynte lëkurë dhie, domethënë e organizonte lëkurën e dhisë dhe bënte një farë tullumbaci me këtë dhe fitonte jetën”, shakullin e famshëm që ishte me ajër brenda dhe “fitonte jetën duke kaluar njerëzit nga njëri krah i lumit te tjetri”. Imagjino çfarë historie. Duhet t’i gjuash fort këto histori se janë me të vërtetë… kjo është histori prej Shën Kristofori. Shën Kristofori i famshëm egjiptian këtë punë bënte në historinë e Biblës.