Vera ka qenë një sezon i ngjeshur për Luiz Ejllin, që pas përfundimit të “Big Brother”, pak kohë ka për të pushuar, ku menjëherë, këngëtari ka nisur me projekte të reja, ku prioritet për të është kënga.
Që ditët e para pas përfundimit të “Big Brother”, ai solli këngën e tij të parë dhe që atëherë produksionet e reja vijojnë të vijnë.
Megjithatë, fituesi ka zgjedhur mos të ndalet vetëm te muzika, por të eksperimentojë dhe në zhanerë të tjerë. Mjafton të përmendim filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ai luan si protagonist në krah të Olta Gixharit, për të kuptuar sesa seriozisht e ka marrë ai jetën e tij të re.
Që në ditët e para pasi pa popullaritetin që kishte fituar, ai menjëherë vendosi ta vinte jetën e tij në vijë.
Gjëja e parë që bëri ishte të kërkonte një shtëpi, pasi ashtu si vetë ishte shprehur jetonte me qera.
Ai dhe Kiara, u panë në një nga zonat më luksoze të Tiranës, teksa kërkonin për një shtëpi në zonën e VIP-ave.
Menjëherë, u aludua se lekët e çmimit të madh do të shkonin për të blerë këtë apartament.
Por sot që flasim, teksa kanë kaluar më shumë sesa 2 muaj, Luizi ende nuk i ka marrë paratë e fituara në “Big Brother”, ndaj edhe planet e tij për shtëpinë vijojnë të jenë pezull.
Aktualisht, ai dhe Kiara po jetojnë së bashku në shtëpinë e kësaj të fundit, teksa planet për një shtëpi të re janë zhvendosur për pak më vonë, sapo të dy të arrijnë të mbledhin shumën e majme që shtëpia kushton në atë zonë.
Shumë është përfolur Luizi për jetën e luksit që bën qëkur doli nga Big Brother, duke folur për kontrata marramendëse, shuma të majme që kërkon për koncerte, por ishte vetë këngëtari, ai që zbuloi se në fakt paratë që merr nga koncertet nuk janë të tijat, por të Top Channel, dhe prej këtyre pagesave ai merr vetëm pjesën e tij.
“Prandaj, kam ardhur në Amerikë për të zgjidhur këtë punë në Wolf Street, se janë duke lëvizur e ke parasysh i ka ato uljet e ngritjet e veta. Ç’është e vërteta, te kjo pjesë unë jam shumë rehat. Pse, se çdo ofertë që më vjen çdo ftesë thjesht ia dërgoj ‘Top’-it dhe i them fol me ‘Top’-in. Unë kam një kontratë me ta, me të cilët kam përqindjet e mia. Unë përqindjet e mia i di, përfitimet e mia i di dhe se si i mbyllin kontratën përfaqësuesit e ‘Top’-it, ajo është punë e tyre dhe përderisa ata mendojnë që me këto lloj çmimesh ose siç flitet lart e poshtë, me gjithë respektin që kam jo që nuk dua të kthej përgjigje se duket sikur arrogancë por për hir të vërtetës njerëzit janë të lirë të flasin gjithçka, jo merr 10 jo merr 20 jo merr 30”, u shpreh ai.
“Çmimet i vendos tjetër kush për mua, unë kam atë përfitimin tim material se është normale edhe jam shumë i kënaqur. Nuk e kisha menduar kurrë”, vazhdoi tutje Ejlli.
Ndonëse është këngëtari më i paguar i momenti, Luizi në fakt merr vetëm gjysmën e parave që fiton, pasi pjesa tjetër shkon për “Top Channel”, duke qenë se për 1 vit ai është në menaxhim të kësaj kompanie.
Nga ana tjetër, të shumtë janë edhe bizneset që e kërkojnë për imazh në rrjetet sociale.
Këto janë paratë që shkojnë direkt për Luizin, duke zgjedhur me menaxheren e tij se cilën prej tyre do të pranojë.
Duke qenë se ai ka një kontratë me një pije energjie, kontratat e tjera që pranon janë të pakta në numër. Megjithatë, edhe për reklamat në “Instagram”-in e tij janë të larta, duke mbajtur postin e personit më të paguar në rrjetet sociale, me plot 5 mijë euro për një postim.