“Bëhu i fortë në këtë botë të pisët”/ Elton Deda vjen me një urim të veçantë për të birin

Kantautori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Elton Deda ka zgjedhur që ta urojë publikisht djalin e tij në ditën e lindjes.

E teksa sot ai feston 18-vjetorin e tij, këngëtari ka publikuar foton ku shfaqet krahë djalit të tij Frojdit. Në urimin e tij, Eltoni nuk lë pa përmendur ish-bashkëshorten e tij, e cila kujdeset për djalin e tyre.

“Kam dy djej. Njëri dhe më i rendesishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditelindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im.

Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shendetshëm. Happy Birthday Plako!”, shkruan Elton Deda krahas postimit në Instagram.

Kujtojmë se Deda dhe vajza e aktorit të ndjerë Piro Manit, i dhanë fund martesës 7-vjeçare në vitin 2012.

Pas ndarjes kantautori u rikthye në Shqipëri për tu përkushtuar tek muzika, ndërsa bashkëshortja e tij vazhdoi jetën në Amerikë së bashku me Frojdin.

Në atë kohë ish-çifti u komentua për lidhje të fortë dhe pasionante me njëri-tjetrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME