Modelja e njohur Angela Martini është një ndër femrat më tërheqëse të showbizit shqiptar.
Vetëm një vit më parë ajo dhe bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë së bashku me anë të një nëne surrogate.
Mirëpo pasi ka sjellë në jetë djalin të cilin ata e kanë bekuar me emrin Kyree, modelja i është dedikuar plotësisht familjes duke hequr dorë edhe nga karriera.
Megjithatë së fundmi Angela gjatë një intervistë për “Revistën Who”, ka treguar sakrificën që ka bërë dhe gjithashtu i ka njoftuar fansat se së shpejti ajo do ti rikthehet karrierës.
“Jeta ime ka ndryshuar, veçanërisht këto vitet e fundit dhe mendoj se ka qenë një kapitull i jetës time në të cilin kam mësuar shumë dhe më ka bërë më të fortë, ka qenë pjesë e pjekurisë sime. Për një farë kohe më është dashur ta lë pak mënjanë karrierën, sepse kam marrë rol tjetër, duke ruajtur familjen time dhe burrin që dashuroj.
Naomi Watts në menopauzë në moshën 36-vjeçare: Më dukej sikur po dilja jashtë kontrollit
Për mua, e para është familja. Për t’ia dalë si familje dhe për të kaluar të gjitha pengesat e mëdha që kishim, më duhej të isha për një kohë një lloj tjetër njeriu, jo ai që njihni të gjithë. Zgjodha ta sakrifikoja për pak kohë karrierën time dhe një pjesë të ëndrrave të mia, për të qenë një njeri tjetër që ishte e nevojshme të isha. Ishte e nevojshme të isha aty për bashkëshortin tim dhe të shpëtoja jetën e një njeriu. Ky ishte prioriteti im”, tha Angela Martini.