Gjuajtje me armë zjarri dhe granatë dore, ndërpritet koncerti i dy këngëtarëve shqiptar sepse….

Dy vëllezërit do të performonin mbrëmjen e kaluar në Gjilan, mirëpo gjatë koncertit dikush dyshohet se gjuajti me armë zjarri dhe hodhi granatë dore para clubit.

Kështu, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke detyruar dy reperët dhe clubin të ndërpresin shfaqjen.

“Përshëndetje Gilan i dashur,. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë”, tha Getinjo në një video të publikuar në “Instagram”.

Më tej edhe Mozzik publikoi momentin kur policia e ndaloi të performonte në skenë, duke sqaruar për publikun se uniformat po bënin vetëm punën e tyre, siç u takon.

“Respekt Policia e Kosovës. Kta kryjnë vetëm punën e vet”- shkroi Mozzik

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni tregoi se në oborrin e diskotekës është gjetur një mjet i pashpërthyer dhe një gëzhojë e armës.

“Stacioni policor Gjilan me datën 28.07.2023, rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurtë janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim”- thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME