Luiz Ejlli publikoi së fundmi këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Titos.
Por, siç thotë ai, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e këngëtarit.
Përmes një videoje, me humor, Luizi tregoi se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.
“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”, thotë Luizi.