Pak ditë më parë Luiz Ejlli postoi në “Instastory” një foto ku shfaqej patenta e Armaldo Kllogjerit.
Ky i fundit ishte përfshirë në një aksident dhe pak më vonë, Luizi bëri atë postim.
Maestro ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku u pyet se si ndodhi një gjë e tillë?
“Ka postuar patentën time, pastaj patentën e tij. Më pas në një koncert kishte kërkuar që të pranishmit të nxirrnin patentat, kush kishte. Mendoj se është nxituar”, tha ish-banori i “Big Brother VIP 2”
Ndërsa i pyetur se ku e gjeti, Armaldo habiti me përgjigjen e tij, pasi tha: “Do ia ketë dhënë ndonjë polic, nuk e di”.
“E ka fotografuar policia patentën time. Nuk e di pse e ka bërë, nuk kam komunikim me Luizin. Nuk kam dashur që t’i jap vëmendje në këtë pjesë. Nuk dua të përfshihem. Ai ka menduar kështu, e ka vepruar”, tha Kllogjeri.
Teksa i thanë se ka një cenim të të dhënave të tij, ai u shpreh:
“Ai ka hyrë te gardhi, por nuk ka hyrë te shtëpia. Ktheu pas dhe mos e kalo më gardhin”.