Aktori i madh shkodran, Zef Deda, festoi ditën e tij të lindjes. Një urim tepër të ngrohtë në këtë ditë ai e ka marrë sigurisht nga djali i tij, Juli.
Me një foto ku duken së bashku të buzëqeshur, Juli shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen Big Boss….! Fati më ka mbajtur me hatër duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmëria, ti adhuron jetën.
Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Të paçim me jetë e me shëndet…! Të dua fort Babo…!”.
Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar, mbushi 73 vjeç.