“Dallaveraxhi me 5 yje”, Bledi Mane tregon këshillën që i dha Luizit

Gazetari i njohur Bled Mane, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, ku ka folur për jetën e tij private dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj interviste, Mane është pyetur edhe në lidhje me disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, me të cilët pati një rrugëtim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai u shpreh se Luizi Ejlli e meritonte fitoren, ku sipas tij, ai ishte një dallaverexhi me 5 yje dhe ishte i programuar për t’a fituar atë.

Madje Mane tha se i ka dhënë disa këshilla këngëtarit të dashur për publikun, që të mos i kthehet veseve dhe që të mos e humbë këtë shans që i erdhi sërish.

“E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans. Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës, Top Channel, produksionit, publikut dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...