“Prindërit vinin kokulur në burg e iknin të kërrusur”! Mes lotësh Bledi Mane, tregon historinë prekëse

Bledi Mane ka rikujtuar kohën kur ai ishte duke vuajtur dënimin e tij në burgun 313.

Bledi Mane ka qenë i burgosur në burgun 313 për pasaporta falas. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai ka treguar se sa keq ndihej kur shikonte prindërit që vinin e vizitonin me kokën ulur dhe iknin të kërrusur.

“Prindërit e mi vinin kokulur në dyert e burgut 313 edhe gjithmonë iknin më të krusur se kurrë dhe gjithnjë e më shumë më bluante në vetvete kur do vijë dita që këta do kthehen edhe një herë në lavdinë e dikurshme. Fillova t’i bëja krenarë edhe atje në burg, isha i vetmi i burgosur që punoja në bibliotekë, kisha hapur një kurs të gjuhës shqipe sepse disa të rinj romë të komunitetit romë nga Fushë-Kruja u mësoja Abetaren dhe disa të tjerë u mësoja anglishten. Pra edhe koha ime në burg nuk ishte një kohë ku bëheshin plane djallëzore për të dalë jashtë dhe për t’u hakmarrë.

Pra gjithmonë jam munduar të tregohem racional, kështu që besoj që është hera e parë që unë u premtoj prindërve që do jem ai djalë që do ndiheni krenarë. Nëna dhe babai im më thonë gjithmonë që t’i duhet të martohesh se u rrite dhe ne nuk vdesim pa u martuar ti. Unë i them që unë do martohem vonë që ju të jetoni gjatë. Unë nuk e kam zakon që të qaj nëpër studio televizive, është hera e parë, nuk e di çfarë më keni bërë sot. Nuk kam qarë as në dhomën e rrëfimit në “BBV””, rrëfen Bledi Mane.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME