Capital T është nga reperët që ka arritur që jetën private ta mbajë gjithmonë larg syrit të publikut.
Ai po përflitet prej kohësh për një lidhje dashurie me Adrola Dushin, lidhje e cila nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë dyshja.
Por ditën e djeshme një intervistë për emisionin “Radar”, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të është “më e bukura në botë”.
Një lidhje e ngrohtë dhe e përzemërt, siç e ka përshkruar ai, ka bërë që ai të ndihet i bekuar dhe i kënaqur.
Ai shtoi se partnerja do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.
Pikërisht pamje të reklamës së këtij koncerti pak orë pas deklaratës së reperit, ka ndarë Adrola Dushi.
Modelja e njohur ka ndarë disa pamje nga Prishtina aty ku tregon posterin reklamues të koncertit të Capital T.
Shiko videon: