Modelja e njohur, Beniada Nishani, ishte një ditë më parë e ftuar finalen e madhe të “She’s on Top”. Ajo ishte pjesë e jurisë profesioniste me Krist Aliajn dhe Dea Mishel.
Në një moment, bukuroshes bionde i ka ndodhur një e papritur. Një karkalec iu ngjit asaj, e cila e trembur çohet nga karrigia dhe bërtet.
“Ej, u fut brenda moj”, dëgjohet të thotë ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, e cila më herët tha disa fjalë banale në italisht.
Kujtojmë se Beniada prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga ish-partneri i saj. Ka qenë mikesha e saj, Jori Delli, ajo që i ka nxjerrë sekretin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Më pas Jori, teksa ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, e konfirmoi se Nishani ishte beqare.