Keisi Medini ka rrëfyer se si e priti lidhjen e re të të atit, Sabianit dhe ardhjen në jetë të vëllait të saj të vogël.
Ish-banorja e BBV, u shpreh se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të.
“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë. Po tani unë nuk bëj dot pa vëllain, është gjaku im, vetëm më merr malli tërë kohën dhe sa herë që flas me babin e pyet se çfarë bëri ndonjë gjë të re, çdo ditë mëson gjëra të reja.
Me vëllain, duke qenë se nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi, sepse ai jeton me mamanë e vet, përpiqem ta takoj sa më shpesh”, tha Keisi Medini.
E pyetur në lidhje me raportin e partneres së re të babait të saj, Keisi u shpreh se nuk kanë asnjë komunikim së bashku, duke mos zbuluar arsyen.
“A bëhet xheloze ajo për raportin që ka mami jot me Sabianin?”, u pyet ajo në “Kepi i Tundimeve”.
“Po atë nuk e di unë, se mos kam ndonjë raport me të që ta di. S’kam fare asnjë raport, jo. S’kemi fare komunikim. Kanë qenë shumë gjëra, s’dua t’i bëj publike, ishte boom i madh, nuk e prisja. Të kesh vëlla të vogël, jam pika e dobët e babit, ai e di. Kam qenë vajza e parë e fisit, jam vetëm unë femër dhe thashë prit nga na erdhi vëllai”, u përgjigj Keisi Medini.