Keisi Medini dhe Sabiani, ndoshta dyshja babë-bijë më e dashur e momentit. Raporti i tyre është sa i ëmbël, aq edhe i diskutuar. Të gjithë e njihnim Keisin si vajzën e tij, por kur Sabiani hyri në shtëpinë e BBV, teksa e bija ishte brenda, kjo po që ka qenë një periudhë e zhurmshme për ta.
Sabiani mori pjesë në BBV1, për t’i lënë vendin Keisit në BBV2(ose jo). Teksa bukuroshja hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe nisi një njohje me Kristin, Sabiani arsyetoi si baba dhe mori vendimin e vështirë për t’u futur edhe ai në shtëpinë e BBV, përsëri!
Epo në fillim kjo situatë ishte shumë e sikletshme dhe e komentuar nëse bëri mirë apo jo këngëtari, por shumë shpejt ata vërtetuan se kanë një marrëdhënie të adhurueshme dhe arrin të mposhtin çdo pengesë. Teksa flasim për pengesa, Keisi ditën e sotme është shprehur te Kepi i Vipave lidhur me një hyrje të re në jetën e saj, pikërisht partneren e re të Sabianit. Ja si është shprehur ajo.
Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…