AKTIVITETET E GUSHTIT/ Një pjesë e tyre do të zhvillohen në pikat turistike të Shkodrës

Korriku, muaji që lamë pas solli organizimin e disa aktiviteteve kulturore ku mes të shumtave spikati “Za Fest”, i cili zhvilloi edicionin e tij të shtatë ku larmia e artistëve pjesëmarrës e kthyen atë në një manifest spektakolar për qytetin dhe të pranishmit që e ndoqën nga afër këtë eveniment.

Megjithatë edhe përgjatë muajit gusht aktivitetet kulturore nuk do të mungojnë ndërsa ato do të jenë të shpërndara në një territor më të zgjeruar gjeografik. Në pikën turistike të Shirokës me 2 gusht do të zhvillohen disa performanca artistike për fëmijë si dhe disa numra cirku duke përfshirë edhe lojëra interaktive me të vegjëlit pjesëmarrës.

Fundjava e 6 gushtit do të sjellë organizimin tradicional “Logu i Bjeshkëve”, i cili ka për qëllim evidentimin e vlerave më të mira të zonës së alpeve duke i bërë jehonë jetës, bukurisë femërore dhe promovimit të bukurive natyrore të Malësisë së Madhe.

“Fest e Folklor” do të jetë një tjetër aktivitet që do të zhvillohet në Shkodër më 7 gusht në qendër të qytetit ndërsa në datën 10 gusht është parashikuar të zhvillohet një koncert me këngë e valle tradicionale nga të gjitha trevat e vendit në sheshin te shatërvani në Velipojë.

Me 19 gusht në Qendrën Rinore “Arka” do të luhet për spektatorët një shfaqje e regjisorit Gerti Palali me tematikë dhunën ndaj grave dhe përdhunimin e të miturve.

Seria e aktiviteteve kulturore do të vijojë më pas me “Varg Festival” dedikuar poezisë dhe jo vetëm në kuadër të fushatës “Libri dhe Turizmi” që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit po ndërmerr gjatë kësaj vere. Ky eveniment letrar do të zhvillohet në Muzeun Historik të Shkodrës në datat 22, 23 dhe 24 gusht.

Gushti po ashtu është edhe muaji që identifikohet prej vitesh me Shkodra Jazz Festival, i cili këtë vit do të zhvillojë edicionin e tij të XIV nga data 7 deri më 27 gusht duke vazhduar t’i japë gjallëri jetës në qytet.

Këto dhe të tjera janë disa nga aktivitetet që pritet të mbahen përgjatë këtij muaji në Shkodër e më tej.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...