SHKODËR, MASSAFRA TAKIM ME KRYETAREN E KËSHILLIT TË QARKUT / Massafra përcjell shqetësimet e komunitetit

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër ,Marina Duhani, ka pritur në një vizitë kortezie me rastin e marrjes së detyrës, arqipeshkvin e Shkodër- Pult imzot Angelo Massafra.
Arqipeshkvi Massafra i ka përcjellë Duhanit urimet përsonale ,por edhe të Kishës Katolike në Shqipëri ,me rastin e zgjedhjes në drejtimin e Këshillit të Qarkut Shkodër .

Ndërkohë Massafra ka ngritur edhe disa problem që e shqetësojnë komunitetin e Shkodrës dhe të mbi Shkodrës dhe ka kërkuar që këto problematika të marrin zgjidhje.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut , Marina Duhani, ka falënderuar arqipeshkvin Massafra për vizitën dhe urimet, duke e siguruar se bashkëpunimi me Kishën Katolike por edhe besimet fetare në përgjithësi, do të jetë i vazhdueshëm e konkret në interesin e Shkodrës dhe të qytetarëve.

Imzot Massafra në shenjë mirënjohjeje i ka dhuruar disa libra kryetares Duhani dhe ka shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Këshillin e Qarkut Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...