Qëndron diku në një kënd të rrugës dhe krijon melodinë e tij. E quajnë Myrto dhe vjen nga fshati Bruçaj, është 85 vjeç dhe sfidon thuajse çdo ditë temperaturat e larta të qytetit me instrumentin e lashtë baritor të fyellit, të cilin e ka punuar vetë dhe që e ka shoqëruar prej një jete të tërë.Ndonëse kalimtarët duken indiferentë para melodisë që ai krijon, 85-vjeçari thotë se ata e duan atë sepse buron nga malet…
Është i prerë dhe i vendosur në përgjigje kur e pyet nëse këtë e bën për ngrohtësinë e shpirtit apo edhe si një mënyrë për të nxjerrë bukën e gojës…Dëshira e tij është që kjo melodi alpesh të mos ndalet asnjëherë duke u trashëguar në brezat që pasojnë.