Ndërpriten sërish punimet tek “Xhamia e Plumbit”, vijon zvarritja e punimeve …

Punimet në kantierin e ngritur për restaurimin e Xhamisë së Plumbit janë ndalur sërish, të parashikuara të përfundonin brenda 10 muajsh ato vijojnë të zavrriten.

Ky investim i nisur në shtatorin kaluar u ndal fillimisht pasi ujërat përmbytën xhaminë dhe ambientin përreth saj ndërsa tani nuk ka informacion se cili është shkaku i ndërprerjes së punimeve.
Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit parashikon ti japë zgjidhje problemit të përmbytjeve, të bëjë të mundur krijimin e një sistemi kullimi të sigurt dhe pengimin e ujërave vërshuese dhe gjithashtu restaurimin e ndërtesës.

Projekti i rehabilitimit, po vihet në jetë falë marrëveshjes së bashkëpunimit me qeverinë turke.
Gjatë fazës së parë të zbatimit të projektit, mbikqyrësit e punimeve restauruese nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Shkodër, si dhe shoqëritë zbatuese shqiptare e turke, po punojnë së bashku për të garantuar që kjo pasuri kulturore të restaurohet duke marrë parasysh teknologjinë e konservimit të vlerave të saj, konform normave teknike dhe kritereve të restaurimit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...