Për 3 ditë moti ekstrem ‘mbërthen’ vendin fqinj, ja ku pritet të godasë cikloni “Circe”

Italia po përgatitet për tre ditë mot potencialisht ekstrem, duke filluar nga e premtja, kur cikloni “Circe” parashikohet të godasë vendin, duke sjellë stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.

Meteorologu i iLMeteo.it Lorenzo Tedici tha se temperaturat parashikohet të bien të paktën 10 gradë Celsius. Liguria, Toscana veriore, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia janë rajonet që parashikohen të goditen së pari nga stuhitë, shkruan ANSA.

Italia është goditur nga një sërë valësh të jashtëzakonshme të nxehti muajin e kaluar si dhe nga valë stuhish shkatërruese.

Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e forta, stuhitë me breshër, erërat e forta dhe përmbytjet.

Në mesin e majit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet kanë lënë 15 të vdekur dhe kanë shkaktuar miliarda euro dëme në bujqësi, ekonomi dhe infrastrukturë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME