E kequshqyer, e zhveshur dhe me fraktura, 53-vjeçarja u mbajt për 12 vite e burgosur nga i shoqi

Një histori tragjike burgimi, torturash, por edhe indiferenca nga fqinjët, fshihet pas zbulimit të një 53-vjeçareje gjermane, e cila jetonte për 12 vjet si e burgosur në një apartament, ku u torturua nga i shoqi i cili tani është arrestuar.

Autori i dyshuar 55-vjeçar u arrestua në orën 4 të mëngjesit të së hënës në qytetin Forbach, në kufirin mes Francës dhe Gjermanisë.

Gruaja u gjet në një dhomë me hekura në dritare. Ajo ishte e zhveshur, me kokë të rruar, e kequshqyer, me thyerje të dukshme në këmbë dhe gishta. Prokurorja e Sargemin Olive Glady nuk dha detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke thënë vetëm se ajo “nuk është mirë”.

Gruaja arriti të telefononte një organizatë gjermane për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, e cila nga ana e saj kontaktoi policinë e Ëiesbaden.

Policia gjermane njoftoi kolegët e saj francezë.

Një burim policor tha se ishte e qartë se 53-vjeçarja ishte viktimë e torturës.

Çifti jetonte në katin e dytë të një pallati trekatësh në qendër të Forback-ut, pak larg bashkisë.

“Nuk e kishim parë kurrë më parë”

Fqinjët thanë se nuk e kishin parë kurrë, dëgjuan britmat e saj, por menduan se ishte e sëmurë rëndë.

“Nuk e kisha parë kurrë zonjën, ajo nuk doli kurrë nga shtëpia”, u tha gazetarëve një fqinje.

“Pronari (i shtëpisë) më tha se kishte kancer, kjo ishte ajo që burri i kishte thënë të gjithëve në ndërtesë”, shtoi ajo.

Fqinjë të tjerë raportuan informacion të ngjashëm.

“Ndonjëherë dëgjoja britma por mendova se ishte nga dhimbja” për shkak të kancerit, shpjegoi fqinja.

“Zërat nuk dëgjoheshin shumë shpesh, “i kam dëgjuar 5-6 herë në tre muaj”, tha ajo.

Burri ishte “shumë i sjellshëm” por marrëdhëniet e vetme me fqinjët kufizoheshin në një “mirëmëngjes, natën e mirë”, vazhdoi gruaja.

Një fqinje tjetër, Erica, tha se ajo ka jetuar në lagje për 15 vjet dhe e ka parë gruan “ndoshta dhjetë vjet më parë” dhe atëherë ajo ishte “tullace”.

Erica besonte se 53-vjeçarja ishte “ndoshta e vdekur” ose “iku” dhe se burri i saj jetonte vetëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME