Rozana Radi dhe Noizy kanë gati rikthimin pas shumë vitesh!

Vite më parë ata ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë ‘Fly’ dhe ‘Mr.Yesterday’.

Noizy dhe Rozana Radi bënin padyshim një dyshe të fortë dhe tashmë kanë në plane një rikthim. Kështu ka lënë bërë me dije Rozana gjatë një serie me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, ku u pyet nga ndjekësit se kur do bashkëpunojë me reperin.

“E di që e doni shumë. Noizy sapo përfundoi suksesin e rradhës por ne e kemi menduar diçka. Nuk e di kur do e gjejmë kohën por një rikthim do ta kemi patjetër”-shkruan Rozana.

Prej vitesh dy artistët nuk u lidhën në karrierën e tyre, duke vazhduar secili rrugën e vet. Fakti që nuk u shfaqën publikisht deri në pre “Alpha Show” një vit më parë pati krijuar aludime se mes tyre ka pasur keqkuptime ose zënka.

Por, diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe këto zëra i ka shuar vetë Rozana.

“Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap. Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit ‘Lambo’, njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë.”-tha deklaruar ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...