VIDEO: Në ditëlindjen e vajzës, Ilda Bejleri prezanton për herë të parë partnerin biznesmen

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri ka zgjedhur që jetën private ta bëjë shumë hermetike para syrit të publikut. Mirëpo, me 1 vjetorin e ditëlindjes së vajzës moderatorja zgjodhi të mos fshihej më duke na prezantuar me partnerin e saj.

Dyshja duken tepër të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa në krah mbajnë Sianën, vajzën e tyre. Ilda e ka ruajtur me fanatizëm të madh partnerin nga mediat, pasi prej shumë kohësh po shijon një romancë me një biznesmen.

Ajo u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe më pas i është përkushtuar tërësisht të bijës. Moderatorja zgjodhi ta mbante vetëm për vete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe vetëm muajin e fundit vendosi të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa përsa i përket aspektit profesional ajo pati një shkëputje nga televizioni, madje emsioni i fundit që ka moderuar nuk kishte të bënte më sportin, pasi Ilda Bejleri zgjodhi të moderonte një emision ndryshe siç është “T’ka mami yll”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...