Një gazetar i pavarur argjentinas humbi jetën gjatë një marshimi protestues të organizatave sociale në qendër të Buenos Aires, në rrjedhën e incidenteve mes protestuesve dhe policisë.
Viktima është Facundo Molares, i cili ndërroi jetë në spitalin “Ramos Mejia”.
Organizatat sociale akuzojnë policinë si përgjegjëse për atë që ka ndodhur.
Pamjet e episodit të përhapur në rrjetet sociale tregojnë viktimën e shtrirë në tokë i rrethuar nga policia.
Sipas dëshmive të protestuesve, Molares u asfiksua të enjten pasi u ndalua nga një oficer që i kishte vendosur gjurin në qafë, teksa zyrtarisht u konfirmua se ndërroi jetë nga ataku kardiak.
I njohur edhe si “Camilo Fierro” ose “Camilo, el Argentino”, ai u bë pjesë e Bllokut Jugor të organizatës guerile gjatë kohës që ishte student me prirje të majtë.
Duke udhëtuar nëpër Amerikën Latine me çantë shpine, ai i kushtoi pothuajse dy dekada një konflikti të huaj që e përqafoi si të tijin, duke i dhënë formë përfundimisht rrjedhës së jetës së tij.