Shkodra e andjeve t’adhurimit

Ke ndryshue njaq shumë Shkodra Loce. Je ba njaq e bukur për syt e mi, dalldisëse për andjet e adhurimit, e njaq flakruese për ma t’ndërkrymet dëshira qi mylmehen n’t’amblen, limfën tande.

Gëzo Shkodër ma t’bukurën nur që t’ka ra, ma t’dritshmin hir qi t’ka stolis. Shfleto n’kangt tuja, harenë e akshihaneve e namin e përbotshëm të bijve t’tu, e duj se n’dashni asht përkund andja jote, shkrep vezullimshëm n’sy e n’zemrat qi mrekullohen tejet.

Ma t’bukurën prej tyne këndoje me za, ta ndigjojn tan bota t’bylbylshmen kang, njat t’dashnis, dashnis qi ke dit bash fort me e dasht.

Vijmë në prehnin tand, e ikën, si prej prehnit të nanës, përplot me gazmend e dëshira. E ti metesh tamli ma jetdhanës, ai i gjinit të nji flijimi qi pikoi prej legjendet e u ngjiz në shpirtin e hireve qi n’ty pikojnë yje ku pahena andërrtar n’tan dëshirimet.

Albert Vataj
Foto: Terenc Pepa

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME