“Mrekulli e Zotit”/ Kisha historike mbetet e paprekur nga zjarret që shkatërruan qytetin

Kisha Katolike Maria Lanakila, e cila u hap në 1846, është bërë virale së fundmi në Tik-Tok, pasi është publikuar një video ku ajo shihet e paprekur nga zjarret që kanë përfshirë të gjithë zonën rreth saj.

Kur kamera rrotullohet përreth, pjesa tjetër e qytetit Lahaina, destinacioni më i madh turistik në ishullin Maui, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket si një peizazh ferri që digjet, ndërsa Kisha shihet e paprekur nga zjarri. Shumë përdorues të TIK-TOK e cilësuan këtë si një mrekulli të Zotit.

“Një shenjë definitive nga Zoti,” shkroi një përdorues i TikTok, i cili shtoi gjithashtu se Zoti është me ta edhe në këto ditë të vështira.

Terrence Watanabe, pastor, foli gjithashtu për këtë ngjarje.

“Në thelb ajo që ne dimë është fakti se i gjithë qyteti Lahaina është përfshirë nga zjarri. Kisha, Maria Lanakila [Zoja e Fitores], është ende në këmbë, ashtu si edhe rektorati,” tha ai për The Pillar.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME