Një video ka qarkulluar në rrjete ku një burrë italian turpëroi dhe më pas e braktisi nusen e tij në sy të të gjithë dasmorëve. Mësohet se çifti kanë qenë bashkë që në vitin 2020.
Pas tre vitesh ata vendosën të organizonin një ceremoni prestigjioze në kodrat e Torinos.
Mbi 150 të ftuar u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje të pazakontë, me një fund të papritur.
Burri hodhi akuza për gruan e tij duke thënë se ajo e tradhëtonte, me një burrë që ushtronte detyrën e avokatit.
“Tani shko në Mykonos me avokatin tënd, e di që ke pasur dhe të tjerë para tij”- ka thënë ai.
Pas dasmës, gruaja i është përgjigjur njerëzve duke shpjeguar se të gjitha akuzat ishin të pavërteta dhe se më tepër i vjen keq për veten e saj se sa për të.