Ryan Parsons dhe e dashura e tij Lisa një ditë u nisën për një ekskursion pranë shtëpisë së tyre në Virxhinian Perëndimore.
Ai është një person që ka hobi për të kërkuar objekte të fshehura me detektor metalik. Lisa kurrë nuk ishte bashkuar me të në këto ekspedita, por atë kohë bëri një përjashtim duke marrë një aparat fotografik për të fiksuar gjithçka.
Në një moment instrumenti filloi të jepte sinjale se kishte diçka nën tokë.
Parsons mendoi se aty mund të ketë sende të Luftës Civile, kështu që ai filloi të gërmonte, duke nxjerrë në dritë një kuti druri të lashtë.
Lisa filloi të dokumentonte hapjen e kutisë, duke theksuar se ky mund të ishte zbulimi i jetës. Brenda ishin vargje biblike të shkruar në pergamenë, por edhe të tjera gjëra befasuese…
Një tjetër kuti, me mbishkrimin: “Kush gjen një grua gjen atë që është e mirë dhe merr pëlqimin e Zotit”. Parsons shpartalloi kutinë dhe nxori një unazë diamanti për të dashurën e tij. Një propozim martese me të vërtetë unik, që gjendej brenda një kutie të lashtë që ai vetë e kishte blerë në një dyqan në qytet.
Brenda një unazë të bërë me një diamant të gjyshes së Lizës, me fjalët e Biblës pranë që t’i kërkonte asaj martesë. Natyrisht ajo tha “po” dhe tani Ryan dhe Lisa janë burrë dhe grua. Por ka njerëz me detektorë metali që kanë gjetur me të vërtetë thesarin në oborrin e tyre:
Lukichev Dmitry nga Kirgistani po ndërtonte një depo të re kur lopata e tij goditi diçka metalike.
Brenda në kuti ishin sendet personale të një ushtari gjerman nga Lufta e Dytë Botërore. Kishte edhe shishe rumi! Dhe një kuti puro në gjendje të përsosur, edhe pas 60 vjetësh të groposura!