Drejt legalizimit të kanabisit, ja deri në sa rrënjë mund të mbillni në shtëpi….

Gjermania hodhi sot një tjetër hap drejt legalizimit të kanabisit rekreativ me miratimin nga kabineti i projektligjit përkatës, i cili do të shoqërohet me një fushatë parandaluese që synon të rinjtë.

Në një konferencë shtypi në Berlin, Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach e quajti projektligjin “një pikë kthese në një politikë të dështuar fatkeqësisht të kanabisit”.

“Askush nuk duhet ta keqkuptojë ligjin. Përdorimi i kanabisit do të legalizohet. Megjithatë mbetet e rrezikshme”, tha ministri.

“Mbrojtja e të rinjve dhe fëmijëve është një komponent qendror i gjithë projektligjit”, shtoi ai.

Sipas projektligjit, i cili do duhet të miratohet nga Parlamenti, kushdo mbi moshën 18 vjeç mund të blejë dhe zotërojë deri në 25 gram kanabis.

Kështu Gjermania do të ketë një nga legjislacionet më liberale në Evropë, pas Maltës dhe Luksemburgut, të cilët legalizuan kanabisin për qëllime rekreative përkatësisht në 2021 dhe 2023.

Reforma është kritikuar nga opozita, policia dhe sindikatat gjyqësore, të cilat thonë se nuk do t’i japë fund kontrabandës, që është një nga synimet kryesore të saj.

Mbështetësit shpresojnë se do të frenojë tregun e zi, do të mbrojë përdoruesit nga kanabisi i ndotur dhe do të zvogëlojë ngarkesën e punës së sistemit të drejtësisë.

Sipas këtij projektligji do të mundësohet edhe rritja e deri në tre bimë kanabisi për përdorim personal.

Legjislacioni i ri parashikon krijimin e shoqatave jofitimprurëse, anëtarët e të cilave, numri i tyre është i kufizuar në 500, do të mund ta kultivojnë bimën nën mbikëqyrjen e autoriteteve publike vetëm për ta konsumuar vetë.

Veprimtaria e këtyre “Klubeve Sociale të Kanabisit”, siç quheshin, do t’i nënshtrohet rregullave: do të mund të furnizojnë vetëm anëtarët e tyre dhe maksimumi 50 gramë në muaj. Për të rinjtë nga 18 deri në 21 vjeç do të jetë pak më pak: 30 gram në muaj. Këto klube do të kontrollohen nga autoritetet publike.

Konsumi i kanabisit nuk do të lejohet brenda këtyre klubeve ose në një distancë prej 200 metrash prej tyre, si dhe përreth shkollave, këndeve të lojërave, terreneve sportive dhe shoqatave të të rinjve.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjithashtu synon të kryejë një fushatë të madhe ndërgjegjësimi që synon të informojë të rinjtë për rreziqet e kanabisit në tru.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...