Ardian Bujupi ka qenë i ftuar në “Fol shqip show”, ku është përballur me një pyetësor se sa mirë i di ai fjalët shqip. Ardiani është rritur në Gjermani dhe duket se nuk i ka mirë punët me shqipen. Përgjigjet e tij i kanë shkrirë së qeshuri moderatorin dhe të ftuarit.
I pyetur për fjalën “Luleshtrydhe”, këngëtari u përgjigj se “është lule e shtrydhur” ndërsa shalqirin nuk e njihte si fjalë duke menduar se është mish.