Viroza dhe Covid! Fundi i gushtit shton problemet shëndetësore

Fundi i gushtit, ku lëvizjet janë shtuar për shkak të hyrje daljeve të turistëve, por dhe temperaturat e larta kanë shtuar problematikat shëndetësore tek qytetarët.

Problemet kardiake, viroza të shumta në qarkullim kanë shtuar fluksin nëpër qendra shëndetësore.

“Km pasur tension të lartë, 20-21, nga veshkat”, tha një i moshuar.

Mjekët thonë se ka shumë viroza në qarkullim, por edhe Covid paralelisht çka e ka rënduar situatën shëndetësore.

“Është e lidhur jo vetëm më temp e larta por edhe me hyrjet e daljet e emigrantëve. Pacientët me Covid 19 kanë referuar dhimbje koke, dhimbje fyti, temperatura që varion nga 37-38 gradë celsius dhe dobësi të përgjithshme”, tha dr Blerta Berberi.

E njëjta situatë është dhe tek fëmijët e vegjël të cilët shfaqin më së shumti probleme të aparatit tretës dhe frymëmarrjes. Qendra shëndetësore nr 8 ofron shërbim urgjence edhe gjatë orëve të natës, ndaj prindërit nuk kanë pse të drejtohen për në pediatri.

“Është një ndihmë shumë e madhe për prindërit, sepse i jep fëmijës ndihmën e parë në kohën e duhur, duke shmangur edhe pritjen për orë të tëra në urgjencë. Edhe pritja bën në urgjencë bën të mundur jo vetëm rëndimin e gjendjes së fëmijës por marrjen edhe të virozve të tjera”, tha Berberi.

Janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë që ofrojnë shërbim shëndetësor gjatë natës, ajo në “Kombinat-Laprakë”, “Kinostudio” dhe qendrën nr 8 në zonën e “Tiranës së Re” ku fëmija mund të marrë ndihmë mjekësore injeksione apo serume.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...