Pse Rihanna kërcënoi me padi dy shqiptaret e Kosovës?

Dy mikeshat nga Kosova, Rita dhe Florjana, të cilat jetojnë në Zvicër, kanë hapur një biznes të ri ndërsa emri i brand-it të tyre duket se është bërë problem për Rihanna-n.

Kjo sepse brand-in e tyre në industrinë e modës, vajzat shqiptare vendosën ta quanin “Riana”.

Pse ky emër? Sepse është bashkim i dy emrave të tyre, Rita dhe Florjana.

Pikërisht ky emër ka shqetësuar këngëtaren me famë botërore, RiRi-n, që ka dërguar ekipin e avokatëve të saj për të marrë në dorë situatën.

Emri i brand-it “Riana” do të lidhej nga njerëzit me Rihanna-n, ndaj ata pretendonin se suksesi i dy vajzave do të ishte në kurriz të këngëtares. Ndaj avokatët i kërcënuan Ritën dhe Florjanën se do t’i ngrinin padi, nëse s’ia ndryshonin emrin biznesit të tyre.

Për këtë arsye, shqiptaret ndryshuan pozicionin e bashkimit të emrave, duke e quajtur firmën e re “Anari”.

“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan. Rihanna është shumë e madhe dhe ne nuk e kemi në plan të futemi në procese gjyqësore me të. Ne kemi tani një emër tjetër”- treguan vajzat për mediat zvicerane.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...