Skifterët jetojnë 70 vjet, por që të arrijë deri këtu, i duhet të marrë një vendim të vështirë në jetë. E dini çfarë bën?
Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit.
Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin.
Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vdekja e ngadaltë të cilën ai e refuzon. Ai vendos ti hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do i zgjasë 150 ditë.
Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku.
Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë.
Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti thyhet.
Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.
Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve.
Së katërti, pasi ti jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.
Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti.
Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera.