Po kjo sapo zbuloi lidhjen me Fred DePalma/ Pas propozimit për martesë, Ronaldo dhe Jori puthen në buzë

Mbrëmjen e djeshme ka qenë finalja e “Kepit të VIP-ave”, ku u finalizua me lidhjen e Mevlanit dhe Livian.

Çifti pranuan lidhjen e tyre romantike e cila ka lindur gjatë xhirimeve dhe kanë shkëmbyer një puthje në buzë.

Po kjo nuk ishte surpriza e vetme. Ishte Ronaldo Sharka i cili i është ulur në gjunjë Jorit dhe i ka propozuar, duke i shprehur dashurinë që ka për të.

Ronaldo Sharka: Jori ti je një nga vajzat më të bukura që kanë parë sytë e mi. Ti je si sulltanesha Hyrem dhe si Ejshani tek Ezeli. Ti ma shton jetën me humorin tënd, ti je vesa dhe trëndafili i mëngjesit. Je rrezja e parë e mëngjesit që më ngroh dhe më shton jetën. Jam i dashuruar me ty!

Jori Delli: Vazhdo dhe pak se më pëlqen shumë.

Ronaldo Sharka: Ke flokët më të bukura, ti ke buzëqeshjen më të bukur.

Jori Delli: Po erë të mirë mbaj?

Ronaldo Sharka: Gjithmonë, ti ke trupin si ngjalë.

Ronaldo i vendos unzën Jorit në gisht dhe ajo pranon që të jetë bashkëshortja e tij. Aq ka mjaftuar të dy janë çuar në këmbë dhe janë puthur.

E gjitha kjo është zhvilluar në sensin e shakasë pasi dihet se Jori dhe Ronaldo kanë krijuar një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe kalojnë shumë kohë bashkë.

Kujtojmë se Jori Delli është rikthyer sërish me të dashurin e saj Fred De Palma, një reper italian mjaft i njohur.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...