Makarona me Vezë dhe Proshutë – Receta e Veçantë e Shijes së Përsosur

E njohur gjerësisht si “spaghetti alla carbonara”, kjo pjatë përbëhet nga vezët, djathi, proshuta e derrit dhe piperi i zi.

Receta e parë mendohet se është krijuar në një restorant në Romë në vitin 1944, prandaj ajo mban edhe emrin e rrugicës ku ndodhej restoranti.

Gradualisht receta ka evoluar, duke ardhur në formën që të gjithë njohin sot.

Kjo recetë përgatitet në pak minuta dhe për ta realizuar duhen vetëm disa përbërës të thjeshtë.

AgroWeb.org në këtë artikull ju zbulon se si ta përgatisni këtë recetë fare thjeshtë në shtëpi.
Përbërësit:

320 g makarona (spageti)
150 g pançetë derri
6 të verdha vezësh
50 g djathë kaçkavall
Piper i zi për shije

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë recetë, filloni duke vendosur në sobë një tenxhere me ujë të kripur dhe lëreni të ziejë.

Ndërkohë, merrni pançetën dhe priteni në kubikë me trashësi rreth 1cm.

Vendosni copat në një tigan që nuk ngjit dhe skuqeni për rreth 15 minuta, në nxehtësi mesatare.

Kur pançeta të jetë gati, fikni zjarrin dhe lëreni mënjanë.

Kini kujdes të mos e digjni, përndryshe do të lëshojnë një aromë shumë të fortë.

Sapo uji të fillojë të ziejë zhysni në të makaronat dhe gatuajini derisa të zbuten.

Në një tas, shtoni të verdhat e vezëve së bashku me pjesën më të madhe të sasisë së djathit, pjesa e mbetur do të përdoret për të zbukuruar makaronat.

Spërkasni në të piper të zi sipas dëshirës dhe përzieni mirë përbërësit.

Gjatë kohës që përzieni vezët, shtoni një lugë gjelle nga uji i makaronave, për të holluar masën.

Kur makaronat të kënë zierë, kullojini dhe trasferojini direkt në tiganin ku ndodhet pançeta dhe skuqini për pak minuta sa për t’i dhënë shije.

Hiqeni nga zjarri dhe mbi to shtoni përzierjen e vezëve dhe djathit duke i përzier mirë të gjithë përbërësit.

Shërbejeni këtë pjatë menjëherë, duke i shtuar më tepër shije dhe duke e zbukuruar me djathin e mbetur dhe piper të zi./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME