Edicioni i 11-të i Triathlon Labeat 2023, në konkurimin e femrave kishte për fituese shkodranen Irma Temali, mbërritja e së cilës së finish u prit me shumë duatrokitje.
Konkurimi përfshinte tre disiplina, not, çiklizëm dhe vrapime, ku ndër to Irma, më e fortë ishte në çiklizëm, e cila vjen nga pasioni që ajo ka për biçikletën dhe natyrën, ku prej shtatë vitesh së bashku me bashkëshortin e saj Adrit Kraja, frekuentojnë pikat turistike.
Krahas të tjerave, suksesi i Irmës si kampione e edicionit të 11-të Triathlon Labeat 2023 është pritur mirë edhe nga koleget dhe administrata e Bashkisë Shkodër, ku Irma është punonjë prej shumë vitesh.