Edison Hasani, një i ri nga Elbasani dhe partnerja e tij italiane, Alexandra Dimache janë bërë viralë në Tik Tok me videon e tyre të propozimit për martesë. Përveçse një moment i rëndësishëm dhe shumë romantik i tyre, propozimi vjen në një periudhë të vështirë për Edisonin i cili ndodhet në karrige me rrota.
Gjatë një lidhjeje Skype me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Edisoni dhe Alexandra rrëfejnë historinë e tyre. Ata janë njohur 3 vite më parë ndërsa aksidenti ndodhi vitin e shkuar.
Advertisements
Edison Hasani: E njoha para 3 vitesh që unë duke dalë me shoqërinë, kështu e njoha dhe thashë hajt të bëjmë një dalje më shumë se shokë.
Advertisements
Katerina Trungu: Bukur. Ti ishe në karrige me rrota ndërkohë?
Edison Hasani: Jo, jo.
Katerina Trungu: Pra ka ndodhur diçka gjatë këtyre tre viteve?
Edison Hasani: Po. Vitin që kaloi bëra një aksident me makinë.
Katerina Trungu: Kuptoj. Le të thuash ishte një surprizë në jetën tuaj kjo gjë, për të dy një moment… nuk është se të ka njohur në karrigen me rrota Alexandra.
Edison Hasani: Jo, jo. Më ka njohur në këmbë.
Agida Koçi: Çfarë ndodhi në atë aksident?
Edison Hasani: Dola jashtë rruge dhe humba gjithë lëvizjen e këmbëve, trupit.
Agida Koçi: Po tani si je?
Edison Hasani: Mirë, të themi.
E fejuara e Edisonit, Alexandra shprehet se për të gjendja e tij nuk përbën asnjë ndryshim.
Alexandra Dimache: Normale, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Katerina Trungu: Por faktikisht jeta ndryshon, apo jo?
Edison Hasani: Po, në kuptimin e plotë po.
Katerina Trungu: Megjithatë, si e keni ndihmuar ju njëri-tjetrin për ta zgjidhur dhe për të mos e ndierë gjithë këtë peshën që vjen pas një aksidenti të tillë?
Edison Hasani: Duke i ndenjur afër njëri-tjetrit. Them që është ajo gjëja më kryesore. Të paktën për mua ka qenë ajo.
Agida Koçi: Ju a jetonit bashkë më përpara dhe a jetonit bashkë tani?
Edison Hasani: Po, jetonim bashkë më përpara, po./tvklan.al