Xhino Merkohasanit është një 37-vjeçar i cili pas një aksidenti në vitin 2021, ka mbetur invalid.
Rasti u bë publik për mediat në emisionin e Aida Shtinos. Familja e Xhinos, në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë.
Mirëpo, në rrjetet sociale, pas rreth dy vitesh është shfaqur Xhino me familjarët e tij teksa akuzojnë publikisht moderatoren Aida Shtino se ka vjedhur ndihmat që shqiptarët kanë dhuruar për të, shkruan AlbEu.com.
“Kur i kërkova lekët që ishin mbledhu nga shiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Kozaku.
Ndërkohë që Xhino shfaqet në TikTok, ku shihet gjendja e tij e rënduar, i paralizuar dhe nuk flet, e ëma pretendon se ka prova se Aida Shtino ka vjedhur fondet që shqiptarët kanë dhuruar në “GoFundMe”.
Pasi këto vide janë bërë virale në rrjetet sociale, moderatorja Aida Shtino ka bërë ditën e sotme një postim ku duket se e ka drejtëpërdrejtë me këto akuza.
Postimi i poltë i Aida Shtinos:
Njerzit më të këqinj në këtë botë janë MOSMIRNJOHËSIT dhe sigurisht ZOTI di se çfarë bën me ta. I ka lënë ose i çon aty ku ata e kanë vendin, që të përjetojnë në jetë pasojat e gabimeve fatale që kanë bërë më parë…
Nëse ne duam ti ndihmojmë i Madhi ZOT na tregon , se këta njerëz nuk duhet të ndihmohen, pasi ata janë ashtu vetëm e vetëm prej veprimeve të tyre, që kanë bërë në këtë jetë…
Tani ne a duhet të dalim mbi planin e ZOTIT për ta, duke i ndihmuar…si mendoni…?
Në fakt ata edhe pse kalojnë keq, kur dikush përpiqet ti ndihmojë, sërish helmojnë dhe sa keq që nuk kanë venë mend…në fakt kjo është natyra e tyre nuk ndryshojnë dot…Ata janë mësuar të helmojnë, sepse vetëm atë gjuhë dinë, nuk dinë gjuhë tjetër…
Këtu më kujtohet diçka…
Një njeri i mirë pa një gjarpër që kishte rënë në zjarr dhe u përpoq ta ndihmonte e ti shpëtonte jetën. Gjarpri sapo doli nga zjarri ju vërsul që ta kafshonte. Njeriu i mirë i tha , po unë të shpëtova jetën e ti më kafshon…?
Dhe gjarpëri ju përgjigj, nuk duhej të më shpëtoje, sepse unë isha për një arsye në zjarr, përndryshe kjo është natyra ime të helmoj e të kafshoj njerëz të mirë…
Atëherë njeriu i mirë e hodhi sërish në zjarr dhe kështu shpëtoi prej tij…
Pra përfundimin nxirreni vetë…
Ditë të mbarë o njerëz të mirë !