Moti i keq ka shkaktuar dëme të pabesueshme në qendër të Athinës.
Së fundmi është bërë virale një video teksa tregon momentet dramatike të një qytetari të cilin e marrin para ujërat e rrëmbyeshëm.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes dhe angazhimit të menjëhershëm të kalimtarëve është arritur që të shpëtohet.
Qytetari duket teksa mbahet para një makinë për t’i shpëtuar rrjedhës së ujit. Kalimtarët kanë nxituar menjëherë për ta shpëtuar dhe fatmirësisht arritën ta tërhiqnin drejt trotuarit.