Dialogu prekës nuse-vjehrrë, kjo e fundit bën zgjedhjen e papritur

Arsyeja e ardhjes së Sovianës në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk janë fëmijët apo bashkëshorti që e fali edhe pas tradhtisë. Në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo ka ftuar vjehërrit e saj, Rajmondën dhe Viktorin, i cili nuk ka mundur të vijë për arsye shëndetësore.

Gjatë rrëfimit, Soviana shprehu vlerësimin për ta, mbështetjen, dashurinë dhe respektin që ka marrë prej tyre edhe në momentet e vështira. Rajmonda nuk e merr me mend se pas ekranit në studio ndodhet nusja e saj dhe reagimi vetëm konfirmon më shumë fjalët e Sovianës.

“Kjo është nusja e djalit. Kjo është gjithçka për mua. E kam si motër, si nënë. Kam edhe vajzat, i kam shpirt por me këtë… e kam djalë të vetëm. Më ka bërë 4 yje, jam krenare për këtë”, shprehet Rajmonda. Soviana merr fjalën për t’i dhënë mesazhin vjehrrës së saj.

Soviana: Ma!

O shpirt!

Soviana: Këtu kam ardhur për ty dhe për babin, t’ju falenderoj për çdo sakrificë që keni bërë për ne, për mua, për fëmijët.

Rajmonda: E kemi për detyrë.

Soviana: Në momentet më të vështira të jetës time ti më ke qëndruar pranë, si mua, dhe vajzave, dhe djalit.

Rajmonda: E kam për detyrë. Ato janë nipërit dhe mbesat e mia.

Soviana: Kjo që po bëj unë është e pakët. Ti meriton gjithçka, ti meriton botën.

Rajmonda: Faleminderit!

Soviana: Të dua shumë!

Rajmonda: Shumë faleminderit që na i vlerëson dhe unë të kam shumë të mirë. Jam krenare për ty.

Soviana: Edhe unë për ty.

Rajmonda i kërkon falje Sovianës për ndonjë gabim drejt saj dhe bën një deklaratë befasuese.

Rajmonda: Për gjithçka që kemi kaluar të më falësh se edhe unë kam gabuar, të kam bërtitur.

Soviana: Jo, ti je gjithçka. Ti je krenaria e fëmijëve të mi dhe imja.

Ardit Gjebrea: Se ndonjëherë edhe i ke tërhequr vëmendjen, po?

Rajmonda: Po ne vjehrrat edhe e kalojmë një çikë, flasim edhe çikë tepër. Tepër në kuptimin të mirë, por nuk… e kam… më kupton? E kam të nderuar, të respektuar, është gjithçka për mua.

Ardit Gjebrea: Ajo duket një mama e shkëlqyer, një bashkëshorte e shkëlqyer, një zonjë me një shpirt shumë të mirë.

Rajmonda: Është. Nuk kam prishur njëherë llaf apo t’i bërtas… u dogj, u dogj, u poq, u poq, u thye, u thye, kaq. Punë e madhe fort, s’ka gjë. Vjehrra është kapaku i nuses. Mirë, keq, keq, mirë vjehrra e mbulon. Jo që nuk më ka shqetësuar, e kam shumë të mirë.

Ardit Gjebrea: Mes Mikelit dhe Sovianës kë do zgjidhje?

Rajmonda: Sovianën./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME