Së fundmi, këngëtarja Enca Haxhia ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shijuar pushimet e saj me të dashurin, Mickey Neblett, në Shqipëri.
Ajo ka qenë shumë aktive në publikimin e fotografive dhe videove në rrjetet sociale, ku i tregon fansave se çfarë bën kur është në pushime.
Enca dhe i dashuri i saj kanë vizituar disa nga vendet më të bukura turistike në Shqipëri dhe kanë shijuar pamjet e jashtëzakonshme dhe kohën me njëri-tjetrin.
Këngëtarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe ku shfaqet në plazhe të bukura në Shqipëri, duke shijuar diellin dhe ujin kristal të detit Jon.
Enca nuk ka hezituar asnjëherë që të ndajë me fansat e saj momentet e saj të shëndetshme dhe aktive.
Sigurisht që në vazhdën e fotografive të publikuara, nuk kanë munguar edhe imazhet provokuese me bikini, ku Enca me krenari ka treguar linjat e saj të kolme të trupit.
Madje në një nga videot e shfaqura, ajo i provokoi tej mase ndjekësit teksa publikoi një imazh të të pasmëve të dsaj, thuajse tërësisht të ekspozuara.
Duke qenë një person shumë i pranishëm në rrjetet sociale, Enca po tregon se është e mundur të shijosh jetën dhe karrierën, por edhe të kesh një jetë të shëndetshme dhe një marrëdhënie të dashurisë të qëndrueshme dhe të lumtur.