“Nuk vjen mjek i dytë si ai”, Eni Çobani flet për humbjen e dajës: Do të jetojë me ne

Gjatë kësaj vere, Eni Çobani humbi një njeri shumë të afërt dhe të dashur për të. Ndërmjetësja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ndau në rrjetet sociale lajmin e trishtë se daja i saj, mjeku Fadil Spahiu ndërroi jetë. E ndërsa përmbledh se si shkoi kjo verë për të, Çobani ndalet edhe në këtë moment personal.

Eni Çobani: Mirë në përgjithësi, sigurisht me një humbje të një të afërmi tim që e kemi ndjerë shumë.

Ardit Gjebrea: Të dajës, ngushëllime!

Eni Çobani: Po, të dajës tim të madh i cili s’ishte vetëm daja im por ka qenë një njeri që të gjithë shqiptarët e kanë pasur njeri të dashur sepse nuk besoj që të vijë një mjek i dytë si ai. Pra ka qenë në shërbim të qytetarëve për gati 70 vjet sepse iku nga jeta pak në moshë të madhe, themi dhe deri në ditën e fundit unë atë njeri nuk e kam parë pa mjetin e tij dëgjues drejt…

Ardit Gjebrea: Stetoskopin.

Eni Çobani: Po, ndaj qytetarëve që i vinin. Kjo na trishtoi patjetër, por them që ai do të jetojë me ne dhe normalisht, nuk ikën. Njeriu që shërben dhe që njerëzit e mbajnë në zemër nuk ikën kurrë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME