Moderatorja dhe ish-miss Shqipëria, Hygerta Sako është ndër personazhet VIP më të dashur dhe komentuar.
Së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto të 2004, kur ishte 27-vjeç. Bukuroshja shihet në një skaf e veshur me bikini, në super formë ashtu siç është edhe sot.
“2004 – 19 vjet me e re po 10 kg me shume se sot 🤣”, shkruan Sako krahas postimit të saj në Instagram.
Padyshim, Hygerta Sako ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”.
Ajo postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet e veshur me fanellën kuqezi dhe duke bërë shqiponjën në tribunën “VIP” dhe duke u shfaqur më seksi se kurrë.
Sot ajo është 46 vjeçe me linja perfekte, të cilat nuk kanë ndryshuar që nga koha kur Sako fitoi titullin si më e bukura e Shqipërisë. Moderatorja është nënë e një vajze dhe prej vitesh vijon karrierën e suksesshme si moderatore sportive.